Për shkak të renovimit, drogeria në blvd.“Kërste Misirkov’’nr. 61, në Bit Pazar, prej 07.05 deri 14.06.2023 do të jetë e mbyllur. Me këtë rast, dm u ofron konsumatorëve të saj -15% zbritje në ABSOLUTISHT GJITHÇKA…dhe produkteve tashmë që janë në zbritje! Këto zbritje do të zgjasin nga data 4 deri më 6 maj.
Gjithashtu, deri më 05.06.2023 me çdo faturë në këtë drogeri do të fitoni një kupon me -15% zbritje për blerjet e radhës në drogerinë dm në Qendrën Vero.
“Kanë kaluar më shumë se 10 vite nga hapja e kësaj drogerie. Kemi kënaqësinë të kujtojmë atmosferën e gëzuar, miqësinë, argëtimin dhe të gjitha këto të shoqëruara me zbritje të këndshme. Që atëherë, dm ka qenë sinonimi juaj për kujdesin dhe bukurinë, si dhe vendi për të gjetur gjithçka që ju nevojitet – ushqim organik, suplemente ushqimore, produkte për kujdesin e fëmijëve, produkte shtëpiake. “- deklaron kompania.
Tani, është koha për një ndryshim të vendit tuaj të preferuar për të bërë pazar! Prandaj, listat në dorë dhe drejtohuni në dm për të bërë pazar. Pazarin e radhës në këtë drogeri do të mund të bëni më 15 qershor.