Një tridhjetë e gjashtëvjeçar nga Shkupi e humbi jetën në një aksident i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 23:30 në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Shkup.
Siç informoi sot MPB, G.S. (36) nga fshati Marinë e Shkupit duke e drejtuar automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit e ka humbur kontrollin mbi automjetin me ç’rast i ka goditur shtyllat metalike, më pas një dru dhe një kandelabër metalike.
Drejtuesi G.S. prej lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e fatkeqësisë, ndërsa bashkudhëtari Z.M. (38) nga i njëjti fshat, ka marrë lëndime trupore dhe me automjetin e ndihmës së shpejtë është transportuar në Qendrën urgjente në Shkup, ku është ndaluar për mjekim në Klinikën për Traumatologji.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer në ekip i Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit i është dorëzuar mjekësisë ligjore për autopsi.