Një delegacion i Kuvendit të Përgjithshëm të Republikës Socialiste Vietnam, i kryesuar nga nënkryetari Oung Çu Luu, është duke qëndruar për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Gjatë vizitës, delegacioni do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Vesel Memedi, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe kryetaren e Komisionit Ligjdhënës-juridik, Sonja Mirakovska.