“25 vjecari E.S nga Gostivari, mbrëmë rreth orës 2 denoncoi rastin kur rreth orës 23 e 30 moniuta të ditës së hënë, derisa me automjetin e tij të markës “BMW” ku ndodhej edhe bashkëshortja e tij, ka qenë i parkuar përgjatë rrugës Tumçevisht – Çegran. Pa pritur, afër tyre ka ndaluar një automjet tjetër “BMW”.
Nga vetura kanë dalur persona të panjohur, e kanë kërcënuar për jetë dhe kanë kërkuar nga ai dhe gruaja e tij të dilnin nga automjeti. Kanë nxjerrur pistoletë dhe kanë shkrepur një plumb në ajër dhe pastaj me shpejtësi janë larguar me automjetin në drejtim të Cegranit”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.