Sot në mëngjes rreth orës 7:10 minuta nga ana e një të punësuari në Ndihmën e parë mjekësore të Tetovës, në policinë e Tetovës është paraqitur se në kompleksin Lovec në qytet pas dyqanit “Zhito polog” është gjetur trupi i një mashkulli të panjohur pa shenja jete. Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josofovski, ekipi i policisë menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë inspektimit në të cilin ka marrë pjesë edhe prokurori publik është konfirmuar se bëhet fjalë për një banor 58 vjeçar të Novosellës, komuna e Bogovinjës. Në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik ai i është dorëzuar familjes për varrim, ndërsa rasti do të merret si vdekje e natyrshme.
Data 01.03.2025
Aktuale
- Sulmohet fizikisht një i mitur në Tetovë
- PTHP Shkup me udhëzime për procedurat urgjente për vepra penale kundër sigurisë në komunikacion
- VLEN: Iniciativa për Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe para Gjykatës Kushtetuese është kurth i fshehur i BDI-së
- Lefkov: Gjykata, nën ndikimin e LSDM-së, i morri vetëm pasaportën Filip Andov Sokol, në vend që ta dërgonte në paraburgim
- LSDM: Mickoski ta shkarkojë Koçoskën, e turpshme se si po hesht dhe presidentja Siljanovska
- Hapen aplikimet për kompensimin e pronarëve që preken nga ndërtimet informale! Aplikimet “online”, lista me gjashtë dokumentet që duhen ngarkuar
- Bisedë telefonike Radev – Siljanovska Davkova
- Digjet një shtëpi uikendi dhe një pemëtore në Idrizovë