Një vajzë nga Kumanova e moshës nëntë vjeçare ishte sulmuar në hyrje të ndërtesës, nga një banor i Kumanovës i cili kishte tentuar që të kryejë sulm seksual ndaj saj.
Siç bëri të ditur MPB, policia ka ngritur kallëzim penal kundër F.A. (31) nga Kumanova, për shkak të dyshimit për veprën e kryer penale “sulm seksual ndaj fëmijës që nuk ka mbushur 14 vjet”.
“Më 8 qershor rreth orës 21, përderisa para një ndërtese banimi në Kumanovë ku jeton, e kishte vërejtur vajzën e moshës nëntë vjeçare dhe në hyrje të ndërtesës kishte tentuar që të bëjë sulm seksual, por nuk kishte pasur sukses”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.



