Një agjent i shërbimit sekret të Sllovenisë (OVS) në prill të vitit të kaluar është arrestuar në Maqedoni, pasi me dron e ka incizuar vilën presidenciale në Ohër. Ai është paraqitur si agjent i shërbimit sekret të Sllovenisë, kurse ka treguar edhe legjitimacion se është zyrtar i NATO-s. Slloveni i ka thënë policisë se është personalisht i tij dhe se ka luajtur me djalin.
Policia maqedonase e ka arrestuar, ia ka marrë dronin, e ka dyshuar për spiunazh dhe e ka informuar Ministrinë e punëve të jashtme të Sllovenisë, transmeton Gazeta Lajm. Ministria sllovene e mbrojtjes më pas i ka kontaktuar autoritetet maqedonase dhe pastaj agjentit i janë kthyer dokumentet dhe droni dhe është liruar me dënim prej 500 eurove. Ministria sllovene e mbrojtjes ka informuar se qytetari i tyre nuk ka qenë në kurrfarë misioni sekret në Maqedoni.