Një person i mitur mbrëmë është gjetur i ngulfatur në pishinën e banjës së Dibrës, fshati Kosovrast, informon Sfefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër. “Mbrëmë rreth orës 20 sektori për punë të brendshme në Dibër deklaroi se në banjat e Dibrës, në Kosovrast të poshtë, është hetuar një person pa shenja jete. Pas hetimeve të bërë u konstatua se bëhët fjalë për fëmijë të mitur nga Gostivari, dhe pas ekspertizës së ekpsertëve shëndetësor, nuk u konstatuan shenja dhune” tha Dimovski. Pas përfundimit të hetimeve, trupi i pajetë iu dha familjarëve. Sipas drejtorit të Spitalit të përgjithshëm, Bekim Alili, bëhet fjalë për vajzë 8 vjecare, e cila në spital ishte dërguar pa shenja jete.
Data 15.03.2026
Aktuale
- Vetëflijimi nuk mjafton – dhimbja duhet të bëhet mësim sistemik
- Analizë: Pse BDI dhe Ali Ahmeti janë kaq të heshtur përballë qeverisë?
- Ngjarje e rëndë në Çair: 16-vjeçari sulmohet dhe plagoset para një hoteli
- Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme
- U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe (VIDEO)
- Irani: Do ta ndjekim dhe vrasim Benjamin Netanyahun
- Zvicra refuzon fluturimet për avionët amerikanë për shkak të luftës me Iranin


