Sabri Shabani, 60-vjeç nga Haraçina, ka humbur jetën dje në orët e mbrëmjes pasi është shtypur nga një kamion që po transportonte dru. Gjatë aksidentit është lënduar edhe 6-vjeçari Omer Shabani, i cili është nip i të ndjerit. I mituri është dërguar në Klinikën e Shkupit dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët e pranishëm në vendin e ngjarjes kanë treguar se trupi i të ndjerit është shtypur nën gomat e kamionit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, për shkak dhe të tonazhit të lartë që mbarte kamioni. Dëshmitarët po ashtu kanë treguar se viktima në përpjekje që të shpëtonte nipin e tij ka gjetur veten nën rrotat e kamionit. Dinamika e aksidentit akoma nuk është e qartë dhe policia po punon për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje të rëndë.
Data 27.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski: Po shqyrtojmë uljen e çmimit të akcizës dhe të marzhës për derivatet
- (VIDEO) Snopçe: Nuk është diskutuar asnjëherë shkrirja në BDI e ASH-së
- Paralajmëron ministri izraelit i Mbrojtjes: Do të intensifikojmë sulmet ndaj Iranit për të ndaluar lëshimin e raketave
- Kina: Bisedimet SHBA-Iran mund të shmangin viktima tjera dhe të normalizojnë Ngushticën e Hormuzit
- SHBA-ja dhe Izraeli shënjestrojnë kompanitë më të mëdha të çelikut në Iran në valën e re të sulmeve
- Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron kolaps të mundshëm për shkak të mungesës së personelit
- Reuters: SHBA-të konfirmojnë shkatërrimin e vetëm 1/3 të raketave të Iranit
- Mickoski: Mbetem në qëndrimin për një njësi zgjedhore, ku do të votonte edhe diaspora

