Maqedonia dhe Serbia prej muajit mars të vitit të ardhshëm do të vendosin doganim të përbashkët në vendkalimin kufitar Tabanoc. Kjo është paralajmëruar sot në fillim të takimit joformal të përfaqësuesve të shërbimeve doganore nga Ballkani Perëndimor që mbahet në Shkup, e në të cilin do të shqyrtohen modelet dhe mundësitë për ndërlidhjen e vendeve dhe përshpejtimin e procedurave doganore si pjesë e iniciativës për ndërlidhje ekonomike të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, proces ky i cili duhet të përfundojë deri në vitin 2023.
Vendkalimi kufitar Tabanoc në kufirin maqedono-serb pritet të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm dhe atëherë pritet të fillohet edhe me doganimin e përbashkët, tha drejtori i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë, Gjoko Tanasoski.
https://youtu.be/eZSvTyrEpbY