Klubi i deputeteve në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Komisionin kuvendor për mundësi të barabarta të grave, pas zgjedhjeve lokale do të ngrisin nismë për rritje të numrit të grave kryetare të komunave.
Në promovimin e sotëm të kandidateve për kryetare të komunave, Gjylymser Kasapi, koordinatore e Klubit të deputeteve, tha se edhe krahas rezultateve të mira që do të thotë rreth 34 për qind gra në përbërjen aktuale të deputetëve në Kuvendin e RM-së dhe 30 për qind në këshillat komunaë që janë arritur falë rregulaltivës zgjedhore me kuota gjinore për gra përfaqësimi i deritnaishëm i numrit të grave kryetare të komunave dhe kandidateve për kryetare të komunave absolutisht nuk kënaq.
“Klubi i deputeteve të Kuvendit në bashkëpunim me Komisionin kuvendor për mundësi të barabarta të grave dhe buirrave do të fillojnë nismë për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjehdor me çka edhe pse nënkupçtohet diskriminimi pozitiv, megjithatë, do të arrijmë në të ardhmen ta rrisim numrin e kandidateve për kryetare të komunave nga të cilat do të rritej edhe numri i kryetareve të zgjehdura të komunave”, tha Kasapi.
Sipas Daniella rangellova, kryetare e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave pranë Kuvendit të Maqedonisë, nëse në zgjehdjet e kaluara lokale kishte 26 kandidate për kryetare të komunave sot, thotë, ka vetëm 15. Ajo vlerësoi se do të ishte hipokrizi me aq pak kandidate për kryetare të komunave të nënshkruajnë ndonjë deklaratë për zgjedhjet, sepse do ta ngrisin nismën për ndryshime ligjore pas zgjedhjeve.
Kris Hensho, drejtor i Institutit nacional demokratik në Maqedoni, theksoi se nga pavarësia e deri më sot vetëm 22 gra kanë qenë ministre në qeveritë e deritnaishme në Maqedoni, në përbërjen e kaluar qeveritare ka pasur katër ministre, ndërsa në aktualen janë tre. Ai e komentoi edhe përfaqësimin e vogël procentual të grave në listat e kandidatëve të partive për kryetarë të komunave, ku, sipas tij, nuk ka përmirësime.
“Anketat që i kryem, tregojnë se popullata është shumë më avangarde se sa që janë partitë. Pesëdhjetë e nëntë për qind të populaltës aspak nuk mban llogari për përfaqësimin gjinor, 23 për qind kanëd eklaruar se preferojnë gra, ndërsa 16 për qind burra për kryetarë të komunave… Është koha për ndryshime në maqedoni. Është koha Maqedonia ta arrijë Evropën…Gratë nuk janë tashmë të kënaqura të jenë bartëse të pozitave por dëshirojnë të jenë pjesë e pasqyrës më të madhe. Këtë e kanë kuptuar partitë e vogla, është koha tani edhe partitë më të mëdha ta kuptojnë të njejtën”, tha Hensho.
- U promovuan edhe kandidatet për kryetare të komunave, bartëset e listave për këshilltarë.