Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë koalicion me minoritetet ose me Nismën Socialdemokrate për të krijuar qeverinë.
Spahiu ka thënë se Kurti mund të peshkojë ndonjë deputet edhe nga partitë e tjera.
“Qeverinë do ta bëjë me minoritetet. Nëse nuk arrin 50 deputet pas numërimit të votave të diasporës, ka mundësi me peshku deputetë nga partitë e tjera. E dyta ka mundësi me ba me Nismën, ka thënë Spahiu.
Tutje, ai ka thënë se koalicioni Lëvizje Vetëvendosje dhe Nisma do të ishte i duhur për të formuar qeverinë.
“E dyta ai ka mundësi me ba me Nismën. Nëse Kurti më pyet a bën me Limajn, i them po bën”, ka thënë Spahiu.
Por megjithatë, Matoshi ia ka rikujtuar Spahiut se Kurti ka deklaruar që nuk bën koalicion me partitë e tjera, porse ai ka deklaruar se “Kurti do t’i hajë fjalët e veta”.
“Ai ka thanë qe nuk e baj kurrë me këta”, ka thënë Matoshi.
“Ka thanë po i ka hanger fjalët e veta. Ka me i hanger edhe shumë të tjera”, ka thënë Spahiu.