
“Sapo jam informuar ne lidhje me njoftimin me te fundit per shtyp te ILDKPI, qe i adresohet personit tim, me cilesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise.
Mirëpres kontrollin e plote dhe hetimin administrativ qe ILDKP ka nisur sot ne lidhje me pasurine e familjes time.
Inkurajoj IDKPI t’i shkoje deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm këtij hetimi te thelle e shterues.
Nxis institucionin qe me te njëjtën ndjeshmëri dhe seriozitet te hetoje kedo nga te zgjedhurit e Kuvendit te Shqiperise, te zgjedhurit lokale dhe persona te tjetere subjekt i hetimit nga ana e ketij institucioni, sot e ne vazhdimesi, per te cilet ka pasur, ka apo do te kete indicie te njejte apo te ngjashme.
Une dhe bashkeshortja ime, jemi te hapur dhe do te qendrojme 24 ore/ 24 ne dispozicion te ILDKPI per te bashkepunuar ne sqarimin dhe perfundimin e plote te kontrollit dhe hetimit te sapo nisur”, shprehet Peza.
16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

