Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar një pritje me trupin diplomatik. Në fjalën e mbajtur, Nishani preku një sërë çështjesh, që nga reforma në drejtësi e deri të marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Shqipëria e ka mbështetur gjithmonë dialogun Kosovë-Serbi. Por ka ende tendenca për të nxitur veprime që minojnë këtë dialog”, ka thënë Nishani.
18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)