Në Kuvend ka nisur seanca me pyetjet e deputetëve me përplasjes mes pushtetit dhe opozitës për më shumë çështje, shkruan Alsat.
LSDM-ja pyeti edhe një herë kryeministrin përse vendi votoi i përmbajtur në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Ukrainën dhe nuk u rreshtua në qëndrim unanim me BE-në.
Mickoski tha se BE-ja nuk kishte qëndrim unanim dhe zgjodhën të qëndrojnë përkhrah SHBA-së. Ai fajësoi opozitën për shpifje dhe të pavërteta. Debate vazhdon edhe për çmimet dhe punësimet partiake e nepotizmin. / Alsat.mk