Në Gjykatën Penale në Shkup sot nga fillimi starton gjykimi i ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila është njëra nga të akuzuarat në lëndën “Tanku”.
Në gjykim është e pranishme e akuzuara Jankullovska, ndërsa kryetare e Këshillit Gjyqësor është gjykatësja Dobrilla Kacarska.
Jankulloskës i gjykohet në procedurë të ndarë sepse ka pasur shtatzëni të rrezikuar dhe ishte në pushim të lindjes.
Rasti “Tank” i Prokurorisë Speciale Publike ka të bëjë për furnizimin e “mercedesit” luksoz, në vlerë prej 600 mijë eurosh. Për këtë rast tashmë është akuzuar ish-ndihmësi i ministrit në MPB Gjoko Popovski në gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar në dy vjet burg.

