Të enjten (12 tetor) më Shkup fillon edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit, Skupi Festival. Me moton “për shpirt të shëndetshëm”, Skupi Festival, që do të zgjasë deri më 18 tetor, edhe sivjet pritet të ketë prurje interesante. Organizatorët thonë se kanë bërë një seleksionim mjaft cilësor, ndërkaq për këtë gjithsesi do të binden vetë artdashësit. Përveç shfaqjes nga Shqipëria, e cila do të shfaqet në Suli Han të Çarshisë së vjetër të Shkupit, të gjitha shfaqjet tjera do të mund të ndiqen Qendrën kulturore të të rinjve (në afërsi të RTVM-së dhe Akademisë së Shkencave). Këtë vit në festival, përveç shfaqjes nga Shqipëria, do të marrin pjesë edhe teatrot nga Kosova, Izraeli, Serbia, Irani, Rusia, dhe Bullgaria. Festivali të enjten do të hapet, në orën 20, në Suli Han, me shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albës” nga autor Lorka, në regji të Qëndrim Rijanit, të Teatrit “Andon Zako Çajupi” nga Korça, Shqipëri, njohton Almakos.
Krahas shfaqes “Shtepia e Bernarda Albes” vizitorët do të mund t’i shohin edhe gjashtë shfaqje “Bisha”, nga teatri Rus; “Martir”, nga tetatri i qytetit të Gjakovës, Kosovë; “Tymos si një burrë”, nga teatri Izrael; “Vizione nga shekulli i argjendë” nga Qendra për dekontimimin kulturor – Beograd, Serbi; “Fol Medea”, nga Kompania teatrore Jirjiak, Iran, i cili vjen për herë të parë në Maqedoni; dhe “Shërbëtorët”, nga Teatri kombëtar “Ivan Vazov”, Bullgari.
Drejtor i festivalit është Muzbajdin Qamili – Muçi, selektor Senko Velinov, koordinator Osman Ahmeti, organizatorë Ines Golja, Dzaner Music, Sabrina Zheleznik, ndërsa anëtarë Kushtrim Bekteshi dhe Betim Zeqiri. Në juri janë: aktori Vebi Qerimi, Gjorgji Jollevski, regjisore Luca Cortina.
Sipas koordinatori Osman Ahmeti, ky festival, ndryshe nga herët e tjera , vijnw disa shtete, qw pwr herw tw parw prezentohen nw Maqedoni.
“Në këtë edicion do t’ju sjellim shfaqe të ndryshme nga vende të ndryshme të botës, ndryshe nga herët e tjera, ku kemi teatrin nga qyteti i Korçës, kemi tetarin nga Rusia, i cili teatër ka marrë disa çmime në vend, ku edhe njihet si teatër botëror, ku është hera e dytë që e kemi prezent, në vendin tonë. Për herë të parë na vjen teatri i Iranit, pastaj kemi Izraelin, Serbinë, por përfundojmë me teatrin e Bullgarisë, ku vjen me shfaqen “Shërbëtorët”, që është e njohur për publikun tonë”, tha Osmani.
Ndërsa, Senko Velinov, tha se Maqedonia mungon në këtë konkurim teatral, për arsye se tashmë publiku i Maqedonisë është i njohur mbi teatrin shtëpiak, por edhe për të kursyer kohë dhe para. Ku edhe shtoi se me kwtw edicion mbjanw nw kontinuitet traditwn e teatrit.
“Do të përpiqemi ta mbajmë traditën dhe të prezantojmë teatro të cilët nuk i kemi parë deri tani, dhe disa që i dinim, ndërsa mendojmë se është mirë t’i shikojmë, ndërsa që nuk i keni parë në festivalet e tjera. Në këtë kuptim, kemi me të vërtetë se çka t’ju ofrojmë”, tha seleksionuesi i festivalit Senko Velinov sot në konferencën për shtyp.
FNT “Skupi festival” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Këshilli i Qytetit të Shkupit, gazeta “Koha”, MTV2, “Puire Cardien” dhe Qendra kulturore për të rinj. Çmimi i biletës kushton 150 denarë.
D. Kërluku
Almakos.com