Daja i autorit të krimit makabër në Volos të Greqisë, ku mbeti e vrarë Marjeta Nakoleci, ka folur për News24.Daja i autorit
Daja i autorit në Korçë, Jetnor Lumani tha se nipi i tij, Panteli Nakoleci, autor i dyshuar i krimit ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Ai rrëfeu për News24 se nipi i tij ka pasur kartelë në Shqipëri.
“Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për cfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve. Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”, u shpreh daja i autorit.
Gjithashtu ai i bëri thirrje nipit të tij që të dorëzoohet në polici.
“Ai të dorëzohet. Nuk duhet që tu ul kokën fëmijëve kaq. Duhet të dorëzohet në polici”, tha daja 40-vjeçarit, i cili mbrëmjen e djeshme vrau me mjet prerës bashkëshorten e tij Marjeta Nakoleci në sy të katër fëmijëve te tyre në Volos në Greqisë.
Mediat greke raportuan më herët se në qershor të këtij viti autori i dyshuar, punonjës ndërtimi, ishte shtruar në një klinikë psikiatrike. Kujtojmë se 36-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, u vra në mënyrë brutale nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arratis nga vendngjarja.
Kujtojmë se 36-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, u vra në mënyrë brutale nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arratis nga vendngjarja.
Krimi ndodhi në rrugën “Konstanda”, ndersa autori i dyshuar është 40-vjeçari shqiptar, Panteli Nikoleci., i cili u largua me vrap pasi kreu aktin makabër.
Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit. Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Marjola Nakoleci, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse.
“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”
Dëshmia rrëqethëse e vajzës së mitur përforcon dyshimet se viktima fillimisht u godit me thikë në banesë dhe më pas u ndoq nga burri i saj në shkallët e pallatit. Pasi e arriti në hyrje, ai e shtyu drejt xhamit të derës, duke i shkaktuar plagë fatale nga copat e thyer të xhamit. Më pas, autori u largua menjëherë.
Vajza tha për median gegonota.neës se prindërit e saj kishin shpesh debate dhe se kohët e fundit e ëma e kishte larguar të atin nga shtëpia. “Nuk e di pse u zunë sot… Babai e xhelozonte shumë mamanë,” shtoi ajo.
Sipas mjekëve të spitalit të qytetit, vdekja e 36-vjeçares erdhi pas traumës së rëndë nga rënia mbi xhamat e thyer.
“Një grua e qetë, punëtore dhe nënë e përkushtuar”
Banorët e pallatit ku çifti jetonte prej disa muajsh janë të tronditur. Ata e përshkruajnë viktimën si një grua të qetë, punëtore dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Ajo punonte në një fabrikë dhe ishte shtylla e familjes.
Çifti kishte katër fëmijë, më e madhja është një vajzë 18-vjeçare dhe më i vogli një djalë vetëm 6 vjeç.
Policia greke po vazhdon kërkimet intensive për arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.