Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për emrin, Methju Nimic deklaroi se zgjidhja e kontestit për emrin është në sipërfaqe me çka do t’i jepet fund kontestit 27-vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë.
“Ka shpresa të mëdha se ky proces po lëvizë në drejtim pozitiv”, deklaroi sonte në Nju-Jork, Nimic pas bisedimeve me përfaqësuesit e të dyja vendeve, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.