Ndërmjetësi Methju Nimic ka folur shkurt sot pas arritjes në Shkup. “Ne patëm takime të mira në Athinë. Shpresojmë që edhe këtu do të kemi takime produktive. Jam i kënaqur në takimet në Qeveri dhe liderë të tjerë në Shkup”, tha Nimic, pas mbërritjes në Shkup.
Sipas njoftimeve të MPJ-së, deklarata zyrtare për vizitën dhe efektet e bisedimeve në Shkup do të jepet nesër pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov.
Nimic është planifikuar gjatë vizitës dyditore do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov, kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski e kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. /SHENJA/