Tre vjet pas vizitës së tij të fundit, në orën 09:00 të së hënës në objektin e qeverisë mbërriti ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë Methju Nimic, diplomati i rradhës që viziton Maqedoninë.
Siç thuhej në kumtesën e lëshuar nga Qeveria, përfaqësuesi special i OKB-së për çështjen e emrit, e ka përgëzuar qeverinë e re për vullnetin dhe ndryshimet demokratike në Maqedoni. Në takimin mes kryeministrin Zoran Zeav dhe diplomatit Nimic, është biseduar për mundësinë e përfarimit të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me kontestin që e bllokon euro-integrimin e Republikës së Maqedonisë, njohton Almakos.
“Unë dhe Qeveria e Maqedonisë jemi të vendosur drejt hapave që i zgjidhin problemet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Për atë udhëheqim politikë gjithëpërfshirëse dhe kështu do të jetë edhe me zgjidhjen e kësaj çështje, që e udhëhqim në mënyrë transparente, dhe jo në mënyrë të mbyllur sikur tani. Vetëm nëpërmjet konsensusit shtetëror, me opozitën, me Parlamentin, me presidentin e shtetit dhe me qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të zgjidhet kjo çështje”- ka thënë Zaev.
Menjëherë pasi u largua nga objekti i qeverisë, ndalesa e radhës e diplomatit Nimic ishte Ministria e Punëve të Jashtme ( MPJ) , ku kishte takim me të parin e kësaj ministrie, Nikolla Dimitrov. Këtu pas takimit, Nimic dha deklaratë për mediat.
Sipas qëndrimit të tij punët po ecin për mirë, por ndryshime shumë të mëdha nuk duhen pritur në afat të shkurtër.
“Nuk kemi folur për koncept të ri konkret. Nuk kam ardhur me propozim të ri ndërsa dhe Qeveria nuk dha ndonjë pikëpamje ndryshe të re. Folëm për përparim, për fuqizim të marrëdhënieve mes dy palëve si dhe për pozitën e përgjithshme të Qeverisë në Maqedoni për të qenë e hapur ndaj fqinjëve dhe për t’i zgjidhur problemet në regjion”- tha Methju Nimic.
Diplomati Nimic paralajmëroi edhe vizitën që së shpejti do të t’i bëjë Maqedonisë kryeministrit grek Nikos Kotzias.
Nimic tha se ka folur edhe me palën tjetër, pra me Athinën dhe sot planifikonte të vizitonte kryeqytetin grek, por pasi që ministri i jashtëm i tyre është i zënë me çështjen e Qipros, takimi ishte shtyrë.
Pas vizitë në MPJ, ndalesa e rradhës për të dërguarin special të OKB-së për çështjen e emrit do të ishte Kuvendi i Maqedonisë, ku do ta zhvillonte një takim edhe më kreun e BDI-së Ali Ahmeti, për të cilin tha se i dha ide të mira për të punuar të drejtim të zgjidhjes se çështjes së emrit.
“Kisha një takim shumë të mirë me Ahmetin, e njoh me vite, ai ka një urtësi të madhe në lidhje me situatën në vend dhe është mirë i informuar për çështjen e emrit. Ai më inkurajoi të ndjek misionin e Kombeve të Bashkuara. Ai mendon se çështja e emrit duhet të zgjidhet që vendi të ecë përpara në rrugën e euro- integrimeve. Ai më dha disa ide të mira për të menduar si të ketë përparim ne këtë mision”- tha Nimic.
Pas këtij takimi lideri I BDI-së Ali Ahmeti, për mediat në vend ka deklaruar se shteti është edhe i shqiptarëve, sepse edhe shqiptarët janë pjesë e këtij shteti. Sipas tij, asnjëherë nuk kanë qenë indiferent ndaj kësaj çështje të rëndësishme dhe aty ku duhet kontributi i tyre edhe do ta japin. Këtë Ahmeti e theksoi i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë përfaqësues të shqiptarëve në ekipin negociator me Greqinë.
“Është shumë me rëndësi zgjidhja e këtij problemi që gati mbi 20 vite nuk gjen rrugë për zgjidhje përfundimtare. Është dhe një mesazh për qytetarët e Maqedonisë vetë vizita e z.Nimic që domethënë që çështja e këtij problemi është në agjendë të rëndësishme për zgjidhje përfundimtare. Tash varet nga të gjithë aktorët politik se sa do të realizojnë atë dhe do të gjejnë zgjidhje përfundimtare”- tha lideri I BDI-së Ali Ahmeti.
Për disa vite me radhë Maqedonia dhe Greqia nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për çështjen e emrit. Kjo ka bërë që shteti fqinj Greqia të bëhet pengesë në integrimin e maqedonisë në strukturat euroatlantike.
Evi Shkopi
Almakos.com