Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin, Methju Nimic, me takim me presidentin Gjorge Ivanov në vilën “Vodno”, paradite e filloi serinë e bisedave me kreun shtetëror dhe politik të Maqedonisë.
Pas bisedave me Ivanovin, Nimici do të ketë takime të ndara edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickovski.
Deklarata zyrtare për vizitën dhe efektet nga bisedat në Shkup, ndërmjetësuesi Nimic, sipas paralajmërimeve të MPJ-së, do të japë pas takimeve me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Kemi realizuar takime të mira në Athinë. Shpresoj se do të kemi takime të mira edhe këtu. U gëzohem takimeve me Qeverinë dhe me liderët tjerë”, deklaroi ndërmjetësuesi Nimic pas arritjes në Shkup.


