Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se vendi do të kishte institucione funksionale nëse Fatmir Limaj do të ishte nominuar për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë mbëmjen e së hënës, në emisionin “Edicioni Special”, Nimani tha se përkundër vështirësive, Nisma kishte shprehur gatishmëri për një kompromis të madh, duke e propozuar Limajn si kandidat të mundshëm për këtë post.
“Sikur z. Limaj të nominohej për kryetar të Parlamentit, ose sikur të zbatohej dakordimi mes z. Limaj dhe z. Kurti që ai të nominohej nga mazhoranca për kryetar të Kuvendit, unë besoj se tash e katër muaj do t’i kishim institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Nimani.
Ai e ka quajtur këtë propozim si një kompromis të jashtëzakonshëm nga ana e Nismës Socialdemokrate, duke shtuar se nuk ka qenë e lehtë as për Fatmir Limajn dhe as për partinë që ai përfaqëson.