Analisti politik Risto Nikovski tha se Ivanov ka bërë mirë që ka dhënë mandatin, ndërsa ka theksuar se, megjithatë, do të jetë shumë e vështirë për vendin që të tejkaloj krizën për në periudhë të shkurtë.
“Mendoj se tani kemi fillim të një situate të re dhe shpresoj se do të na nxjerr prej krize.
Partitë që e formojnë shumicën kanë shumë dallim të mëdha. Mendoj se shumë vështirë do të arrihen reformat e përmendura. Duhet të jemi të vetëdijshëm se procesi i ndryshimeve është shumë i vështirë. Nuk duhet të jemi optimist. Na pret një prridhu e vështirë”, ka thënë Nikovski në emisionin Arena.

