Ministri Lupço Nikolovski sot ishte i ftuar në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, ku tregoi se viti 2023 është viti i mundësive të reja në bujqësi. Ndër të tjera, Nikollovski iu referua çështjes së shndërrimit të tokës bujqësore për ndërtimin e fotovoltaikëve.
“Kemi ndryshime në Ligjin për Tokën Bujqësore, që parashikon që sistemi agrofotovoltaik mund të vendoset në tokë shkëmbore, të papunueshme, të klasit 5, 6, 7, 8. Çfare do te thote ajo? Të gjithë ata që kanë kontrata për tokë bujqësore, pa ndërprerë planin e biznesit, prodhimi bujqësor duhet të vazhdojë, por u jepet mundësia të vendosin fotovoltaikë, pra vetëm për këto kategori. Në klasën e parë dhe të dytë do të ketë ndalim të konvertimit në fotovoltaikë. Duhet të mbrojmë tokën e RMV-së më cilësore, më pjellore dhe më të mirë”, tha Nikolovski./Lajmi i plotë.