Sa sipërfaqe me pyje janë përshirë nga zjarret që e përfshinë
Maqedoninë, do të dihet nesër pasi në seancën qeveritare NP “Pyjet e Maqedonisë” do të kumtohet numri i saktë, tha sot ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.
Nga kjo do të varet, theksoi, nëse ndalesa për lëvizje në pyje ende do të jetë në fuqi.
Nikollovski në konferencën për shtyp potencoi se masa e djegur e pemëve nuk do të vendoset në qarkullim dhe do të jetë nën kontroll të ashpër nga ana e Inspektoratit.
Njëherit paralajmëroi se nga viti i ardhshëm mjetet buxhetore për mbrojtje të pyjeve do të rriten dhe në vend të shtatë milionë denarëve të tanishme do të arrijnë 35 milionë denarë.
“Në dhjetë vitet paraprake dhjetëfish është zvogëluar vlera e buxhetit për mbrojtje të pyjeve, prej 70 milionë denarë në vitin 2006, në shtatë milionë në vitin 2017”, përmendi ministri.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me zjarret, informon se në kërkesë të tij janë forcuar të gjitha kontrollet edhe ato inspektuese edhe ato të policisë pyjore.
Sipas tij, befasuese janë të dhënat në lidhje me revizionin e efikasitetit të ndërmarrjes dhe institucioneve kompetente për pyjet.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, Kravinho: Çair ka shumë shanse të mira me Bujarin si kryetar
- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të vëzhgohen nga 274 përfaqësues të OSBE-së
- “Uji është jeta”- BIRN: Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in
- Man Utd vazhdon të mbështesë Ruben Amorim
- Kremlini: “NATO është në luftë me Rusinë” – Midis retorikës dhe realitetit
- Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së
- Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!