Ministri Ljupço Nikollovski sot u takua me fermeret femra të cilave u prezantoi programin e ri me të cilin fermeret femra do të mund ta shfrytëzojnë pushimin e lehonisë me pagesë.
“Gruaja është shtylla kurrizore e një familjeje, prandaj ne kujdesemi dhe përmirësojmë kushtet dhe të drejtat e grave rurale në vendin tonë. Jemi në vizitë Cana Xhukovskën së bashku me fermere individuale, të cilave ua prezantova programin e ri, me të cilin gratë fermere do të mund ta shfrytëzojnë pushimin e lehonisë me pagesë, për herë të parë në historinë e vendit.
Ky është me të vërtetë një sukses i madh dhe jam krenar që së bashku me FSK-në dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kemi gjetur një model përmes të cilit paguajmë mbështetje financiare të njëhershme prej 81.000,00 denarë për kompensim nëntëmujor./Lajmi i plotë.