Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka trashëguar miliona borxhe dhe është urgjentisht e nevojshme të konsolidohet për të siguruar mirëmbajtje më të mirë të rrugëve. Menjëherë pas zgjedhjeve, planifikojmë rikonstruimin e saj të plotë, thotë nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
“Ajo pjesë që shkon nga Demir Kapia, përmes Negotinës, Velesit, Shkupit, Kumanovës dhe kufirit me Serbinë, është tashmë është gati për rikonstruim, kështu që atje po punohet për një projekt rikonstruimi. Rrethrrotullimi i Shkupit, janë bërë disa ndërhyrje, por edhe atje nevojitet një rikonstruim i plotë”, theksoi ministri i Transpirtit Aleksandër Nikolloski në emisionin “Vesti Plus” në Kanal 5.
Nikollovski më tej theksoi se në fund të mandatit të kësaj Qeverie, Maqedonia do të jetë lider në infrastrukturë në rajon, duke nxjerrë në pah të gjitha objektet infrastrukturore në të cilat po punohet aktualisht në të gjithë vendin.
“Në Maqedoni kryqëzohen dy korridore pan-evropiane. Dy korridoret pan-evropiane, 8 dhe 10, do të mbulohen plotësisht nga një autostradë ose me rrugë të shpejtë, dhe do të jemi në një fazë shumë të avancuar në ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë në korridorin 10 dhe rikonstruim dhe ndërtimin e korridorit 8, të cilin asnjë vend tjetër në rajon nuk e ka. Të mos flas për aeroportet, të cilat të dyja po rriten nga tremujori në tremujor, kështu që kur e shihni atë perspektivë, mendoj se deri në vitin 2028, mendoj se do të jemi lideri absolut në rajon”, theksoi Nikollovski.