VMRO-DPMNE vlerëson se hyrja e Aleancës për Shqiptarët në koalicionin qeverisës është të sigurohet shumica prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMR-së deklaroi se të gjithë janë të vetëdijshëm se një shumicë të tillë nuk ka.
“Unë nuk e njoh këtë Arben Taravari, e njoh një tjetër. Më vjen keq që e shoh me këtë paraqitje. Një nga tezat më qesharake është se ka hyrë në qeveri për të siguruar shumicën prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Mendoj se dëshiron të hyjë në qeveri për shkak të matematikës. Nëse matematika është byrek apo diçka tjetër, vetë duhet ta thotë. Ndoshta është I shantazhuar, kësi biseda dëgjohen nëpër kuloare, por nuk dua të spekuloj”, tha Aleksandar Nikolovski. /SHENJA/
Data 21.03.2026
Aktuale
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon
- 18-vjeçari nga Shkupi gjendet pa shenja jete në Gostivar, pritet obduksioni
- Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, udhëtuan jashtë shtetit për fundjavën festive
- Vedat Muriqi drejt rekordit historik te Mallorca
- Juventusi interesohet për yllin e Real Madridit
- Gruaja nga Shkupi përfundon në spital pasi u rrah nga djali i saj 23-vjeçar
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon, nuk është gjendje krize që të ulet akciza
- Nikolla Gruevski uron Bajramin: Gëzuar Festën e Bajramit të gjithë miqve të mi dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam


