Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot theksoi se për dy deri dy vite e gjysmë nga përfundimi i studimeve hekurudha nga Shkupi deri në Kërçovë duhet të jetë gati.
“Pas përfundimit të studimeve për dy deri dy vite e gjysmë është reale të përfundohet, sepse tashmë është trasuar. Ajo do të jetë tërësisht e re me sinjalizim dhe elektrifikim, trasenë tashmë e kemi, nuk kemi eksproprijim dhe nuk ka marrëdhënie pronësore-juridike që shpesh i prolongon projektet. Sipas rregullave evropiane bëhet fjalë për Korridorin 8, do të thotë duhet t’i respektojmë këto rregulla. Duhet të përpunohet studim më i lartë ekologjik posaçërisht që ky rajon është i mbrojtur dhe në bazë të atyre të dhënave të cialt do t’i marrim nga studikmi ekologjik nga studimi fizibiliti dhe bga zgjidhja ideore ne do të dimë se sa mjete do të kushtojnë”, theksoi Nikollovski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp në të cilën u kumtua se shteti e ka fituar rastin “Kazandoll”.
Sqaroi se ka shumë indikative për momentin për pjesën nga Shkupi deri në Gostivar, por luti nëse ka ndryshime për një vit apo një vit e gjysmë, të mos citohet nga mediumet.
Në pyetjen se prej ku do të sigurohen paratë për ndërtimin, tha se të gjitha mundësitë do t’i shfrytëzojnë, kusht numër një do të jetë mhetet të jenë të lira, njejtë siç bëjnë edhe me Korridorin 10.
Lidhur me atë se si po shkon dinamika e ndërtimit të Korridorit 8 nga Tetova deri në Kërçovë, tha se për momentin ka aktivitete serioze ndërtimore për ndërtimin e autostradës Tetovë – Gostivar.
Për momentin në bashkëpunim me Bankën evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, theksoi, kemi konkurs aktiv për oferta financiare për ndërtimin e nyjes mes Ohrit – Kërçovës dhe Bukojçanit – Gostivarit – Tetovës. Sqaroi se ajo është pjesa nga Kërçova deri në Bukojçan 11 kilometra, ndërsa afati është deri në fund të shtatorit.
“Nëse kemi hyrje në punë varet nga kushtet e motit gjatë vjeshtës së vonë gjithashtu në vitin 2028 duhet të jetë gati, që do të htotë se nga Shkupi përmes Tetovës, Gostivarit, Kërçovës deri në Strugë dhe në Ohër kemi zgjidhje të plotë të autostradës deri në vitin 2028”, tha Nikollovski.