“Këtë periudhë vitin e kaluar u nënshkrua ai propozim i turpshëm francez, që në thelb është një propozim bullgar. Dhe vitin e kaluar në këtë kohë është marrë përkushtimi për Kushtetutën, si dhe për gjëra të tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e teksteve shkollore, që kanë të bëjnë me ndryshimin e të kuptuarit tonë për historinë tonë, rëndësinë e shtetit maqedonas, të cilat në fakt qartë i ka theksuar presidenti i Bullgarisë Rumen Radev në letrën e fundit drejtuar liderëve evropianë ku thotë se nuk mjafton vetëm ndryshimi i Kushtetutës, por kemi edhe kërkesa të tjera ndaj Maqedonisë”.
Nikoloski edhe një herë theksoi se për OBRM-PDUKM-në ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar janë temë e mbyllur dhe tha se nuk do të votojë asnjë deputet i tyre.