Sistemet e ujitjes me vite janë lënë anësh dhe për këtë ka ulje të prodhimit të bujqësisë dhe të cilësisë. Këtë vit do të paguajmë 12 milionë euro për furnzimin me ujë, ndërsa pason riorganizim i përgjithshëm, ka thënë ministri i Bujqësisë i Maqedonisë, Lupço Nikollovski në intervistën për REL.
“Puna e parë të cilën e kërkuam në fillim të mandatit tonë nga Delegacioni i BE-së ka qenë përpunimi i një analizë të thellë për ndikimin e subvencioneve në zhvillimin e përgjithshëm. Për të ditur më saktë se në cilin drejtim duhet të shkojmë, patjetër të ketë analizë e cila nuk ekzistonte në në kuadër të ministrisë si dhe shumë punë që nuk janë edhe sot dhe sisteme tjera që fillojmë t’i ndërtojmë nga zero. Kjo analizë do të jetë lëndë e një punë voluminoze në kuadër të ministrisë dhe isntitucioneve dhe ajo tregon se sistemi jonë nuk është kompatibil me politikat buqësore të BE_së…”, ka thënë Nikollovski.
/Medial.mk/