Pas njoftimit të kryeministrit Zaev se ka mundësi të kemi zgjedhje, disi VMRO-DPMNE nuk kishte qëndrim të qartë? Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski me përgjigje.
“Jemi gati për zgjedhje edhe nëse mbahen nesër, ky është problem i vogël. Problemi është se Zaevi bëhet joserioz për komentimin dhe krijimin e çfarëdo lloj strategjie në lidhje me deklaratat e tij, sepse shpesh i ndryshon. Ai tha nëse nuk ka datë në qershor do të ketë zgjedhje, ja nuk ka datë, e shihni se nuk flet për zgjedhje. Ashtu që është joserioze të komentohet Zaevi. Ndryshe ne jemi të gatshëm nesër të mbahen zgjedhje, sepse e dimë se do të fitojmë në ato zgjedhje. Edhe një pyetje për kodin zgjedhor. Temë aktuale është, presidenti Pendarovski e mbështeti këtë nismë, tani cili është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, për shkurtimin e njësive zgjedhore, listat e hapura? Për zgjedhjet e rëndësishme është ato të jenë korrekte dhe demokratike, dhe është dytësore cili është modeli zgjedhor, sepse nëse nuk keni zgjedhje korrekte dhe demokratike, nuk është me rëndësi modeli zgjedhor. mund të kemi mendime të ndryshme, e shoh se një argumentim, që vjen është se deputetët nuk kanë individualitet të tyre, dhe se janë shumë të shtypura nga partitë politike, por ka edhe parti tjera të vogla politike, që janë të njohura në mjedise të caktuara, por nuk janë në nivel të shtetit, dhe vlerësojnë se nuk janë të prezantuara. Ka një model që mund ti mbyllë të gjitha këto probleme, ja e theksoj, dhe mund ta bisedojmë. Është modeli i zbatuar në Britani të Madhe dhe SHBA, modeli zgjedhor i ashtuquajtur “ai që kalon i pari në rrethin e parë zgjedhor”. Apo, këto do të jenë zgjedhje shumicë, me 120 njësi zgjedhore, pra aq sa ka deputet në Kuvend, ku do të zgjidhej për deputet ai që më së shumti merr vota në një rreth, të mos ketë rreth të dytë, sepse shpesh manipulimet dhe kombinimet bëhen mes dy rretheve. Kështu deputetët do të zgjidhen direkt nga qytetarët, ata kanë legjitimitet të madh sepse janë zgjedhur në zgjedhje direkte dhe jo me model proporcional që e kandidon partia dhe do të mund tu përgjigjen direkt votuesve të tyre, ky është një model që planifikojmë ta propozojmë, nëse ka mirëkuptim te partitë tjera politike, mirë, nëse jo, kjo është ajo. Në fund modeli zgjedhor duhet të zgjidhet me konsensus”, deklaroi Nikollovski./GazetaExpress/


