Për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikollovski, viti 2022 do të mbahet mend historikisht për suksesin e fermerëve të duhanit.
Ai ka theksuar se viti 2022 është viti në të cilin kemi çmimin më të lartë të blerjes dhe viti kur sasia më e madhe e duhanit të blerë është e klasit të parë, por siç thotë ai, diçka që nuk ka ndodhur që nga pavarësia e vendit e deri më tani.
“Kjo tregon se këtë vit kemi një cilësi të shkëlqyer të duhanit, por edhe një marrëdhënie të drejtë nga ana e blerësve, të cilët e njohën cilësinë dhe e vlerësuan mirë. Çmimi mesatar i blerjes arriti në 287 denarë për kilogram, që është për 44% më shumë se çmimi i blerjes së vitit të kaluar, por edhe me këtë çmim kur i shtohet subvencioni ligjor prej 80 denarë për duhanin e klasës së parë, arrijmë vlerën prej 370 denarë për kilogram. “, tha Nikolovski./Lajmi i plotë.