Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikolovski sot ka zhvilluar takim me Mark Dikson, shefi i Departamentit të Zhvillimit të Policisë në Misionin e OSBE-së në Shkup, në të cilin kanë biseduar për përballje me krimin dhe korrupsionin përmes përmirësimit të kapaciteteve të inteligjencës. Siç informon Drejtoria e Doganës, konkluzione nga takimi ishin ngritja e statusit profesional, intensifikimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit përmes përmirësimit të kapaciteteve të inteligjencës dhe zbatimi i një qasjeje strategjike nga të gjitha institucionet.
“Ishte konkluduar edhe se do të ketë ndryshim në metodat e trajnimit, të cilat duhet të jenë praktike dhe thelbësore, të frekuentuara vetëm nga individët që tregojnë një nivel të lartë profesionalizmi. Nikollovski dhe Dikson ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin, i cili pritet të forcojë kapacitetet institucionale në luftën kundër krimit të organizuar. “Duhet të kemi ndryshime të thella institucionale, qëllimi ynë është të përmirësojmë profesionalizmin e shërbimit, ku politikat e sigurisë do të zbatohen nga individë me nivele të larta profesionalizmi, integriteti dhe udhëheqjeje”, theksoi Nikollovski.
Shefi i Departamentit të Zhvillimit të Policisë në OSBE, Dikson, siç informon Drejtëria, theksoi se një nga objektivat e misionit është të përmirësojë interoperabilitetin midis institucioneve për të luftuar efektivisht krimin e organizuar. “Njëherësh theksoi se institucionet duhet të përqendrohen në ndërhyrjen e hershme dhe parandalimin e krimit dhe korrupsionit”, bën të ditur Drejtoria e Doganës.