Rreth 50 milionë euro subvencione janë paguar gjatë dy muajve të
fundit në bujqësi. Për realizim mbeten 15 milionë jo të plota, për të cilat vendimet tanimë janë përgatitur. Deri në fund të muajit pritet që mbështetja të bartet në tërësi, informon sot ministri resor
Lupço Nikollovski.
Ai vlerësoi se edhe tani, si edhe viteve paraprake, më shumë paguhen detyrime të mbetura, në vend të mbështetjes për vitin rrjedhës.
Lidhur me 15 milionë euro të mbetura, ministri tha se bëhet fjalë për subvencione për bujqit tek të cilët kontrollet kanë treguar mospërputhje të asaj që e kanë paraqitur me gjendjen në terren.
“Këta prodhues të cilët për shkak të ndonjë arsye nuk do të marrin subvencione, të drejton deri te Agjencia pagesore që të detektohet problemi dhe të tejkalohet”, apeloi Nikollovski dhe paralajmëroi
se Ministria do të vendosë sistem të pagesës në kohë.
Informoi se deri në fund të vitit, deri më 31 dhjetor, di të paguhen edhe gjashtë milionë euro plotësuese mbështetje, për bujqit e rinj dhe për mbjellje të reja disavjeçare.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, Kravinho: Çair ka shumë shanse të mira me Bujarin si kryetar
- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të vëzhgohen nga 274 përfaqësues të OSBE-së
- “Uji është jeta”- BIRN: Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in
- Man Utd vazhdon të mbështesë Ruben Amorim
- Kremlini: “NATO është në luftë me Rusinë” – Midis retorikës dhe realitetit
- Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së
- Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!