Blerja e duhanit nga korrja e vitit 2022 po vazhdon intensivisht në t200 pikat blerëse, informoi ministri Ljupço Nikollovski.
“Këtë vit, prodhuesit e duhanit po thyejnë rekorde dhe po bëjnë histori me çmimin mesatar të blerjes ndonjëherë më të lartë prej 285,9 denarë për kilogram, që paraqet një rritje prej më shumë se 40% në krahasim me vitin e kaluar”, tha Nikolovski.
Siç tha ai, çmimi mesatar i duhanit është 40 deri në 50 për qind më i lartë se vitet e kaluara, ose në krahasim me vitin 2014, 2015, kur ishte 117 denarë.