Prej sot fillon afati për parashtrimin e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi. Sipas ministrit Lupço Nikollovski, ndihma financiare është projektuar në gjithsej 160 milion euro.
Pengesat e deritanishme për këtë janë evituar, ndërsa gjithashtu është zgjidhur edhe problem me softuerin për aplikim.
“Ju bëj thirrje bujqve të konkurrojnë për subvencione për prodhimtarinë e sivjetshme. Janë krijuar kushte për fillimin e procesit për aplikim në zhbllokimin e të cilit punojmë nga dita e parë kur kemi ardhur në Ministri. Për ndihmë rreth aplikimit bujqit mund t’i shfrytëzojnë edhe shërbimet e Agjencisë për Nxitje dhe Zhvillim të Bujqësisë. Megjithatë bujqët mund të parashtrojnë kërkesë edhe përsonalisht përmes R-Kërkesë të vendosur në faqen e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ndërsa ata që nuk kanë mundësi vetë të bëjnë kërkesë, më së voni deri më 30 gusht të këtij viti duhet të kërkojnë mbështetje teknike nga Njësia rajonale e Ministrisë që të mund ta realizojnë në kohë paraëqitjen e tyre.”-theksoi ministri Nikollovski.
Kërkesat parashtrohen përmes rrugës elektronike pa dorëzimin e dokumenteve, në bazë të të dhënave të evidentuara paraprakisht në Regjistrin e vetëm të odave bujqësore dhe Regjistrin për identifikim dhe regjistrim të kafshëve shtëpiake. Ata që ruajnë lopë, dhen, dhi dhe bletë para parashtrimit të kërkesës duhet të kontrollojnë dhe sipas nevojës ta azhurnojnë gjendjen e kafshëve në shoqërinë veterinere me të cilën kanë arritur marrëveshje.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 shtatori.
Evi Shkopi
Almakos.com