03 July
Personit të cilit Gjykata ia ka marrë pasaportën nuk duhet t’i lejohet dalja nga shteti me dokument tjetër udhëtimi, konsideron ekspertja juridike Margarita Caca- Nikollovska. Maqedonia ka firmosur marrëveshje dypalëshe me Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim, me çka edhe ky dokument bëhet dokument udhëtimi. Por, sipas Nikollovskës, në raste të këtilla në pikat kufitare, çdo dokument që mund të shërbej si dokument udhëtimi duhet të trajtohen njësoj, pa dallim se a bëhet fjalë për pasaportë ose letërnjoftim vendor ose të huaj.
Sipas numrit amë mund të vërtetohet se bëhet fjalë për person të njëjtë, ndërsa ndalesat për largimin nga shteti janë të evidentuara në evidencën kompjuterike që është në dispozicion të shërbimit policor në pikat kufitar- tha Margarita Caca- Nikollovska, ish gjykatëse e Gjykatës së Strasburgut.
Sipas Nikollovskës, e njëjta vlen edhe për pasaportën diplomatike. Ajo bën të ditur se nëse dikush nga të akuzuarit nga ana e Prokurorisë Speciale posedon dokument të këtillë, vlefshmëria e tij duhet të përfundojë me mbarimin e shërbimit.
Pyetem se sa nga këta persona posedojnë pasaportë diplomatike duke marrë parasysh se tani nuk ushtrojnë funksion? Shtrohet pyetja sa shërbimet tona ua kanë marrë pasaportat diplomatike ose ua kanë shpallur të pavlefshme– shtoi Margarita Caca- Nikollovska.
Për numrin më të madh të kërkesave të Prokurorisë Speciale për paraburgim ndaj ish funksionarëve, është shqiptuar vetëm një masë më e butë, marrja e pasaportës.
Alsat

