Janë hapur 22 linja të reja ajrore që e lidhin Maqedoninë me të gjithë Evropën, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë një hartë me linjat ajrore të reja të vendosura drejt Evropës nga dy aeroportet vendase nga viti 2024 deri në vitin 2026.
Nikolloski, në një postim në Facebook, thekson se fuqishëm po zhvillohet trafiku ajror në shtet.
“Aeroportet në shtet me një numër më të madh të pasagjerëve po bëhen liderë në rajon.
Vazhdojmë në periudhën e ardhshme me edhe më shumë aktivitete që synojnë forcimin e trafikut ajror”, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.


