Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi sot në mëngjes gjatë një konference për media se do të kryhet një kontroll i plotë i të gjitha licencave të dhëna, pa marrë parasysh llojin e aktivitetit për të cilin janë lëshuar. Ai theksoi se ky vendim do të zbatohet për të gjitha ministritë dhe institucionet që lëshojnë licenca për aktivitete të ndryshme.
Nikolloski shtoi se Ministria e Transportit po monitoron me kujdes të gjitha licencat e dhëna në përputhje me Ligjin e Ndërtimit dhe Ligjin për Urbanistikën. Ai theksoi gjithashtu se pas përfundimit të këtyre kontrollimeve, do të ndodhin ndryshime të rëndësishme ligjore, të cilat do të bëjnë të detyrueshëm kontrollin e licencave çdo gjashtë muaj për çdo aktivitet që lëshohet nga institucionet shtetërore.