Zv/kryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, ka njoftuar se Brukseli ka pranuar kërkesat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe me këtë po zgjidhet problemi me transportuesit.
“Sapo mora lajme shumë të mira nga Brukseli lidhur me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim.
Pas protestave dhe ofensivës së fuqishme gjatë periudhës së fundit, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për viza, e cila do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit me të cilin u përballën shoferët profesionistë. Në vijim është pjesa më e rëndësishme e saj.
Faleminderit të gjithë miqve të Maqedonisë që ndihmuan për të mundësuar zgjidhjen e këtij problemi!”, ka shkruar Nikolloski, përcjell SHENJA.
Data 15.03.2026
Aktuale
- Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme
- U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe (VIDEO)
- Irani: Do ta ndjekim dhe vrasim Benjamin Netanyahun
- Zvicra refuzon fluturimet për avionët amerikanë për shkak të luftës me Iranin
- (VIDEO) VMRO akuzon se protesta e djeshme ishte lojë e LSM-së dhe LSDM-së
- Mbi 14 mijë nxënës do t’i nënshtrohen maturës shtetërore
- Burimi Rashçe në rrezik, mund të ndotet me krom kancerogjen


