Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski para pak minutash mbajti fjalim në protestën para KSHZ-së, Ai u kërcënua se nëse Gjykata Administrative konfirmon vendimet e KSHZ-së, partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
Gruevski kritikoi edhe përzierjen e ambasadorëve, sipas tij, në punët e brendshme të shtetit dhe u bëri thirrje që të rrinë anash dhe të veprojnë vetëm në kuadër të mandatit të ambasadorit. Ai paralajmëroi se nuk merr pjesë në bisedime politike ku ndërmjetësojnë ambasadorët e huaj.