Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e vdekjes së Roman Hercog, ish-president i Republikës Federale të Gjermanisë, dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti gjerman Joakim Gauk.
“Emri i presidentit Hercog do të mbetet thellë në kujtimin e popullit gjerman. Ai ishte politikan i jashtëzakonshëm dhe përfaqësues i fuqishëm i zbatimit të reformave sociale dhe politike që kanë luajtur rol kyç për ngritje të shpejtë të Gjermanisë, në kuptimin ekonomik, social dhe politik”, thekson Ivanov.
Edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, siç shton, do ta kujtojnë si mik i madh dhe mbështetës i vendit tonë, në kohën kur përballemi me sfida serioze dhe me tundime të mëdha.