Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur në qytetin e Gostivarit me çrrastë ka mbetur e vrarë një grua e moshës 78 vjeçare me iniciale S.T., motivi që çoi deri në vrasjen e 78 vjeçares akoma nuk dihet.
Në spital, mësohet se kanë përfunduar edhe 2 persona të tjerë. Burimet tona njoftojnë se sulmi është kryer me mjetë të mprehtë, thikë. Policia është duke zbardhur rastin.
Për rastin janë prononcuar edhe nga policia.
“Rreth orës 03.55 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se në një banesë në rrugën e ilindenit në Gostivar, ka persona të lënduar me mjet të fortë. Menjëherrë në vendin e ngjarjes ka dalë policia ku kanë gjetur 3 persona të lënduar në banesë edhe ate: 78 vjeçarja S.T, 54 vjeçarja S.R dhe 60 vjeçari B.R, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Gostivarit. Aty, 78 vjeçarja iu është nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë ndërsa dy personat tjerë janë mbajtur për kurim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin, sot ne orën 05.45 është privuar nga liria një person i moshës 46 vjeçare nha Gostivari i cili dyshohet për involvim në këtë rast Prokurori publik dhe ekipi policorë kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe po punohet pēr zbardhjet e rastit”, njoftojnë nga policia. Shkaqet e kësaj vrasjeje ende janë të panjohura.