Pesë shtëpi nga të cilët tre tërësisht ndërsa dy të tjera më pak, u dogjën sot pas zjarrit që kaploi këto shtëpi në qendër të Strugës pas hotelit “Beograd”. Zjarri është shuar por ekipet zjarrfikëse ende janë në terren.
Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e Njësisë territoriale në Strugë, ekipe nga Ohri, Ndërmarrja Komunale Publike “Proakua” nga Struga, si dhe qytetarë. Procesi i shuarjes së zjarrit është vështirësuar për shkak të rrugëve të ngushta, gjëgjësisht për shkak të veturave të parkuara në rrugë.
Sipas dëshmitarëve, zjarri ka shpërthyer në nërën nga shtëpitë e vjetra me çrast është përhapur edhe në shtëpitë e tjera. Nga Njësia kundër zjarreve – Strugë informojnë se nuk ka persona të lënduar.