Nga sot ndërtesa e Sarejeve do të jetë në pronë të Bashkisë së Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në twitter.
Veliaj ka publikuar vendimin e qeverisë që i kalon në pronësi Bashkisë si muze i qytetit godinën e sarajeve.
Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike.