Mediat në Maqedoninë e Veriut nga sonte në mesnatë nuk kanë të drejtë të publikojnë anketa lidhur me rejtingun e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 majit.
Sipas rregullores dhe afateve të KSHZ-së rezultatet e anketave mund të publikohen vetëm pesë ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.
KSHZ deri nesër më së voni do të duhet të dorëzojë materialin zgjedhor deri tek komisionet komunale zgjedhore.


