Nga SPB-ja në Tetovë, njoftojnë se katër viktima, 21 të lënduar rëndë dhe 372 persona të lënduar lehtë, është bilansi gjashtë mujor i 397 aksidenteve në trafik, të cilat në këtë periudhë kanë ndodhur në rajonin më të gjerë të Tetovës.
Në këto aksidente janë shkaktuar edhe dëmemateriale që llogariten rrethë 18 milion denarë.
Gjithashtu njoftojnë se nga viktimat në këto aksidente, tre prej tyre janë bashkëudhëtarë, dhe një motoçiklist. Në mes personavetë lënduar rëndë, gjithashtu më të shumtë janëbashkëudhëtarët edhe atë 205 të lënduar, vozitës janë 114 të lënduar, ndërsa numri i këmbësorëve me lëndime të rënda trupore arinë 37 të lënduar.
Numri më i lartë i pjemarësve në aksidente trafiku, në gjashtë mujorin e parë janë meshkuj edhe atë 616 persona, shumica të moshës mbi 18-vjeçe, kurse janë të regjistruar edhe 14 persona të mitur mes të cilëve edhe fëmijë.