Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODIZEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) do të rriten për 1.50 denarë për litër nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 75.50 denarë, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77.50, EURODIZEL BS (D-E V) për 71.50, dhe Extra Light 1 (EL-1) për 71.00 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i naftës M-1 NS rritet për 1.063 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 40.472 denarë.